Kategoria e Parë, Grupi A/ Besëlidhja “shkërmoq” Dinamon, Korabi ngec ndaj Egnatias. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 14:55

Kategoria e Parë, Grupi A/ Besëlidhja “shkërmoq” Dinamon, Korabi ngec ndaj Egnatias. Ja të gjitha rezultatet

Kanë përfunduar katër takimet e sotme, të javës së 8-të, në Grupin A, të Kategorisë së Parë.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x308

Tërbuni me  Shkumbinin kanë barazuar me rezultatin 1-1 dhe kanë ndarë pikët, në këtë sfidë.

Egnatia nga ana tjetër ka mundur Korabin në fushën e vet, me rezultatin e ngushtë 1-0, me golin e shënuar nga Kosta që në minutën e tretë. Miqtë tentuan barazimin, por nuk mundën.

Besëlidhja ka mundur pastër 4-0, Dinamon që është zhutyr në vendin e fundit. Skuadra vendase ishte ajo që bëri ligjin dhe mori tre pikët. Në sfidën e fundit Veleçiku dhe Korabi kanë barazuar 1-1.

75627613_10162622156215416_8728084852185759744_n

Rezultatet e sotme:

TËRBUNI-SHKUMBINI 1-1
(Metani 76’/ Ejoh 69 (p)

BESËLIDHJA-DINAMO 4-0
(Sheta 22′, Dordeviç 41′, Koleci 90′, Hepaj 90+3′)

VELEÇIKU-BURRELI 1-1
(Toma 90′ / Beci 73′)

EGNATIA-KORABI 1-0
(Kosta 3′)

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"