Kategoria e Parë, Grupi A/ 11 gola në 4 sfida, skuadrat vendase bëjnë “ligjin”. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 23:17

Kategoria e Parë, Grupi A/ 11 gola në 4 sfida, skuadrat vendase bëjnë “ligjin”. Ja të gjitha rezultatet

U luajtën ditën e sotme 4 sfidat e vlefshme për Grupin A të Kategorisë së Parë, ku u shënuan plot 11 gola. Spikat triumfi me përmbysje i Burrelit ndaj Partizanit B.   

Dinamo festa

Ndërkohë në 3 sfidat e tjera, Korabi, Erzeni dhe Dinamo nuk kanë falur në shtëpi, duke bërë detyrën, respektivisht përballë Vorës, Veleçikut dhe Orikut.

REZULTATET:

BURRELI-PARTIZANI B 2-1

Zuna 79′, Toma 85′ / Gjeci 2′ 

KORABI-VORA 4-0

Marku 14′ , Skuka 37′ (p), 66, 68′ 

ERZENI-VELEÇIKU 2-0

Gecaj 11′ , Hima 67′ 

DINAMO-ORIKU 2-0

Diogo 59′, Boci 64′ 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"