KATEGORIA E PARË/ Flamurtari gjen tre pikët, fitore dramatike për Tërbunin. Ja rezultatet e para të javës së tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2022 | 23:23

KATEGORIA E PARË/ Flamurtari gjen tre pikët, fitore dramatike për Tërbunin. Ja rezultatet e para të javës së tretë

Kategoria e Parë ka luajtur tre ndeshjet e para të javës së tretë.

kategoria-e-pare-1

Ajo që ra në sy ishte fitorja e parë e Flamurtarit e cila mundi në transfertë Turbinën me rezultatin e pastër 0-3.

Në sfidat e tjera të ditës, Korabi mundi në shtëpi Luzin me rezultatin 2-0, duke gjetur gjithashtu fitoren e parë për këtë sezon.

Tërbuni mopri një fitore dramatike në shtëpi përballë Tomorit, me anë të një goli të Xhabrahimit në minutat e fundit të takimit, për t’u ngjitur në krye së bashku me Korabin, me nga 5 pikë.

REZULTATET:

KORABI 2-0 LUZI 2008

Lala 29′, Keko 43′

TURBINA 0-3 FLAMURTARI

Metani 26′, Fausto 49′, 73′

TËRBUNI 2-1 TOMORI

Tafili 55′, Xhabrahimi 90+7′ / Olaoie 88′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"