KATEGORIA E PARË/ Fitore spektakolare e Apolonisë, fierakët i japin “leksion” Bylisit në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2022 | 16:22

KATEGORIA E PARË/ Fitore spektakolare e Apolonisë, fierakët i japin “leksion” Bylisit në derbi

Dueli mes Apolonisë dhe Bylisit mbylli siparin e javës së 24-t të Kategorisë së Parë, që përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të skuadrës fierake. Të besuarit e italianit Juri Kanarsës, i dhanë një leksion futbolli në derbi kryesuesve të Bylisit, që me këtë hap fals, i kanë liruar sërish vendin e parë Erzenit, që kryeson me golavarazh më të mirë.

Apolonia festa

Për sa i përket duelit të sotëm, ishte kapiteni Diop, që hapi serinë e golave në minutën e 24-t, teksa Krasniqi dhe Smaçi vulosën triumfin në minutën 29 dhe 58’. Me këtë fitore Apolonia u ngjit në vendin e katërt me 41 pikë, 7 më pak se Korabi i vendit të tretë. Ndërkohë Bylisi në 24 javë ka siguruar 54 pikë. Kjo ishte humbja e katërt në kampionat për ballshiotët.

APOLONIA-BYLIS 3-0

GOLAT: Diop 24’, Krasniqi 29’, Smaçi 58’

APOLONIA (4-3-3):  Çako; Kurti, Repaj, Diop, Asllanaj; Berberi (Topi 85’), Smaçi, Hebeja; Zoga (Bala 89’), Krasniqi (Kaçanolli 89’), Omeri (Kovaçi 79’); (NË DISPOZICION: Çili, Umejiego;) Trajner: Juri Kanarsa;

BYLIS (3-4-3): Haremi; Janku, Trumçi, Preka (Kamara 76’); Lorran, Ruçi (Muçollari 46’), Biringueta (Babakar 46’), Ananais (Maçolli 68’), Qardaku, Beji, Barbosa (Emini 39’); (NË DISPOZICION: Miftari, Ivziku, Samba, Stojanovic; ). Trajner: Jeton Beqiri

KARTONË TË VERDHË: Berberi 5’, Krasniqi 53’, Kurti 83’ / Muçollari 49’, Anthony 84’, Qardaku 90’

KARTONË TË KUQ: Muçollari 90’+1’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"