“Kategoria e Parë është një nivel i dobët i Serisë B”, trajneri i Dinamos: Ëndrra ime? Herët ose vonë të stërvis një klub italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2020 | 15:06

“Kategoria e Parë është një nivel i dobët i Serisë B”, trajneri i Dinamos: Ëndrra ime? Herët ose vonë të stërvis një klub italian

Trajneri i Dinamos, Fabricio Kamarata ka folur në një intervistë të gjatë tek “Gianlucadimarzio.com”, ku është rrëfyer në 360 gradë për karrierën e tij futbollistike dhe si trajner. Tekniku italian është ndalur tek Dinamo dhe ecuria pozitive e 18-herë kampionëve në Kategorinë e Parë ku renditet e para dhe deklaron se futbolli shqiptar është në rritje:

Fabricio Kamarata

“Kjo skuadër mund të aspirojë që të triumfojë, por të fitosh nuk është asnjëherë e lehtë. Kam gjetur një nivel të mirë. Në nivelin fizik janë të përgatitur, ndërsa në nivelin taktiko-teknik mund të ketë ende vend për përmirësime.

Kategoria e Parë është në një nivel pothuaj si skuadrat e poshtme të Serisë B ose Lega Pro-s italiane. Ndërkohë futbolli shqiptar po rritet, sidomos kanë shumë dëshirë dhe uri. Objektivi ynë është që t’a dërgojmë Dinamon në elitë.

Ëndrra ime? Herët ose vonë, një ditë të stërvis një skuadër italiane.”, përfundon fjalën e tij, trajneri italian i Dinamos, Fabricio Kamarata.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"