“Kategoria e Parë është ‘bombarduar’ me emra të mëdhenj”, Mikel Canka: Lushnja, gjithmonë në nivel pretendenti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2020 | 22:01

“Kategoria e Parë është ‘bombarduar’ me emra të mëdhenj”, Mikel Canka: Lushnja, gjithmonë në nivel pretendenti

Prej më shumë se dy javësh, të gjithë futbollistët lushnjarë që mbyllën sezonin e fundit në “Roza Haxhiu” janë me pushime. Klubi lushnjar po riorganizohet për sezonin e ardhshëm, por ende nuk ka dhënë detaje konkrete.

canka

“Pas një sezoni ekstremisht të gjatë dhe të pazakontë, po pushoj në Lushnjë”, thotë kapiteni i verdhejeshilëve Mikel Canka, për “Panorama Sport”. Lushnja pritet të dalë në fushë të hënën e 17 gushtit, kur mendohet të hidhet hapi i parë në lidhje me edicionin e ri. Pasi skuadra të dalë në fushë, do të vijë edhe konstituimi përmes rinovimeve.

Momentalisht, të gjithë janë futbollistë të lirë. “Si gjithmonë, do të jem i gatshëm për Lushnjën. Mendoj gjithmonë për Lushnjën, ku jap gjithçka që mundem, kam shpirtin e sakrificës për të, sepse kam të lidhur jetën sportive. Në mendjen time është vetëm Lushnja”, është shprehur më tej kapiteni dhe shënuesi më i mirë i lushnjarëve, Mikel Canka.canka

“Të shohim si do të jemi për sezonin e ri, si do të organizohemi. Mendoj që Lushnja sërish do të jetë në nivele të larta pretendimesh, por për momentin jemi me pushime. E dimë që do të jetë një kampionat edhe më i vështirë se ai që iku, sepse Kategoria e Parë është “bombarduar” me emra të mëdhenj. Por besoj se do të riorganizohemi në nivelin e kërkuar, për të qenë një ndër pretendentët kryesorë për ngjitjen në Superiore”, theksoi në fund Mikel Canka.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"