KATEGORIA E PARË/ Dinamo nuk di të fitojë dhe befasohet në fund nga Korabi, Luzi zhyt edhe më shumë në krizë Tomorin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2022 | 15:00

KATEGORIA E PARË/ Dinamo nuk di të fitojë dhe befasohet në fund nga Korabi, Luzi zhyt edhe më shumë në krizë Tomorin (VIDEO)

Dinamo dhe Korabi kanë barazuar 2-2 në stadiumin e qytetit të Peshkopisë, e vlefshme për javën e 8-të në Kategorinë e Parë.

KORABI DINAMO

Golat u shënuan nga Denison në minutën e 35′, baraspesha erdhi nga Keko në minutën e 44′, goli i dinamovitëve erdhi me Perloshin, i cili shënoi një supergol me një veprim akrobatik nga një krosim në zonë nga goditja e këndit.

Goli i baraspeshës u realizua në minutën e 90+2′, në frymën e fundit me ish-sulmuesin e Tiranës, Mario Beshiraj.

Dinamo ndalet për të dytën herë radhazi teksa aktualisht mbetet ende në vendin e dytë në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Korabi mban vendin e 3 me 13 pikë.

Gjithashtu në të njëjtin orar u luajt dhe Luzi-Tomori në stadiumin “Arena Egnatia”, sfidë e fituar nga ekipi i drejtuar nga Lorenc Pashja me rezultatin 2-0.

Golat për ekipin kavajas u shënuan nga Hima në minutën e 23′ dhe Ferrajt në minutën e 57′.

Luzi zhyt edhe më shumë në krizë Tomorin, me këta të fundit që kanë ndeshjen e gjashtë radhazi në kampionat pa fitore.

Me këtë sukses Luzi ngjitet në vendin e 5-të me 12 pikë, ndërsa beratasit ndodhen në vendin e parafundin në kuotën e 5 pikëve.

RENDITJA –

re

NDESHJET E ZHVILLUARA NË KATEGORINË E PARË –

FT | KORABI 2-2 DINAMO

Keko 44′ , Beshiraj 90+2’/ Denison 35′, Perloshi 57′

-GOLI I BESHIRAJT 

-GOLI I PERLOSHIT

-GOLI I KEKOS

-GOLI I DENISON

FT | LUZI 2-0 TOMORI

Hima 23′, Ferraj 57′

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"