Kategoria e Parë / Dinamo dhe Elbasani ndajnë pikët, fitore e artë për Turbinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2017 | 18:08

Kategoria e Parë / Dinamo dhe Elbasani ndajnë pikët, fitore e artë për Turbinën

Ndeshjet e sotme në Grupin B të Kategorisë së Parë për zonën play-out kanë dhuruar dy duele të ndezura mes skuadrave që rrezikojnë seriozisht rënien në fund të sezonit.

Dinamo - Elbasani 2

Sfida e parë ishte ajo mes Dinamos dhe Elbasanit në Pezë, ku dy palët kanë ndarë pikët në barazimin 1-1, i cili gjithsesi ka ardhur vetëm me gjuajtjen e fundit në portë. Elbasani, ndonëse me dhjetë lojtarë që nga minuta e 26-të pas kartonit të kuq të Dostit,  mori kryesimin me Peqinin kur mbeteshin edhe 15 minuta për të luajtur. Por gjuajtja e Ejoh në minutën e katërt shtesë bëri që dy ekipet të kënaqeshin me nga një pikë që nuk ndryshon pozitat e tyre në klasifikim.

K1 play-out

Ndërkaq, ka rokadë në kreun e grupit, pas fitores 1-0 të Turbinës përballë Apolonisë. Cërrikasve, të ndihmuar edhe nga kartoni i kuq i Mehmetit, u mjaftoi goli i Roshit (68’) për tri pikët të cilat i ngjitin në kreun e renditjes së këtij grupi dhe u japin një distancë sigurie nga ekipet që rrezikojnë rënien.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"