KATEGORIA E PARË/ Cara nderon në limite Besën, kavajasit kryesojnë grupin B. Fiton minimale edhe për Veleçikun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2018 | 15:49

KATEGORIA E PARË/ Cara nderon në limite Besën, kavajasit kryesojnë grupin B. Fiton minimale edhe për Veleçikun

Besa fitoi sfidën e javës së 8-të në shtëpi ndaj Lushnjës, me rezultatin e ngushtë 1-0, falë golit të Carës vetëm në minutën e 87-të, pas një realizimi me kokë. Me këtë fitore, kavajasit rikthehen në vendin e parë, në kuotën e 17 pikëve, ndërsa Lushnja vazhdon në ujëra të turbullta, me vetëm 8 pikë, në vendin e tetë, në grupin B.

bandicam 2018-11-04 15-47-15-390

Në sfidën tjetër të ditës së sotme, atë në grupin A, Veleçiku priti në “Reshit Rusi” Burrelin, dhe vendasit nuk falën. Rezultati ishte po ai, 1-0, me gol të Plishtës në minutën e 78-të.  Me këtë fitore, koplikasit ngjiten në 12 pikë, në vendin e pestë, ndërsa Burreli mbetet i parafundit, me vetëm 6 pikë.

veleciku burreli

 

Grupi A

Veleçiku-Burreli 1-0

(Plishta 78′)

Grupi B

Besa-Lushnja 1-0

(Cara 87′)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"