Postuar: Mars 19, 2023 | 0:00
KATEGORIA E PARË/ Besëlidhja surprizon Skënderbeun kryesues! Tre duele ndahen në “paqe”, feston Tomori dhe Korabi (Të gjitha rezultatet)
Kanë përfunduar të gjitha sfidat e javës së 20-të të Kategorisë së Parë.
Surprizën e sotme padyshim e bëri Besëlidhja duke ndalur Skënderbeun në barazim pa gola. Një duel interesant ishte mes Luzit 2008 dhe Besës e cila u mbyll me rezultatin 2-2.
Edhe Turbina me Lushnjën u ndanë në paqe duke ndarë pikët në javën e 20-të. Ndërsa Korabi dhe Tomori triumfuan me nga një gol.
REZULTATET
LUZI 2008 2-2 BESA
58′ Hoxha, 86′ Treni/ 3′ Onuh, 66′ Edmond Hoxha
TURBINA 1-1 LUSHNJA
90’+2′ Zani/ 83′ Camko
KORABI 1-0 TËRBUNI
88′ Beshiraj
BESËLIDHJA 0-0 SKËNDERBEU
TOMORI 1-0 BURRELI
38′ AlinaniPANORAMASPORT.AL
