KATEGORIA E PARË/ Apolonia, Korabi dhe Bylis nuk e diskutojnë suksesin! Ja rezultatet, renditja dhe tabela e golashënuesve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 9:48

KATEGORIA E PARË/ Apolonia, Korabi dhe Bylis nuk e diskutojnë suksesin! Ja rezultatet, renditja dhe tabela e golashënuesve

Janë përmbyllur dhe 8 ndeshjet e javës së dytë të edicionit të ri 2021/2022 të Kategorisë së Parë.

topi-kategoria-e-pare

Takimi që kishte vëmendjen e madhe këtë fundjavë ishte Erzeni-Bylis ku ballshiotët triumfuan falë golit të Hadrojit në minutën e 64′.

Korabi ka fituar në shtëpi ndeshjen ndaj Butrintit me rezultatin 2-1. Në këtë takim për skuadrën e Korabit realizoi Taulant Marku në minutën e 68′ dhe Çutra në minutën e 72′ ndërsa për skuadrën sarandiote realizoi ish-mbrojtësi i djathtë i Dinamos, italiani Niko Paterni.

Apolonia ka korrur një sukses të rëndësishëm me përmbysje në stadiumin “Loni Papuçiu” ku fitoi me shifrat 2-1 ndaj Shkumbinit. Autorët e golave ishin, Krasniqi dhe Kaçanollui për fierakët, respektivisht në minutat 52′ dhe 78′, ndërsa për peqinasit shënoi Barbosa në të 12′ minutë.

Tre takime kanë përfunduar me rezultatin e bardhë pa gola 0-0, Pogradeci-Besa, Burreli-Tomori dhe Lushnja-Tërbuni.

Një fitore e rëndësishe ishte për Vorën ku mposhti në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes skuadrën e Maliqit me rezultatin 3-2. Për skuadrën vorake realizuan Asimeta në minutën e 45′, Mashi në minutën e 49′ dhe Ismailaj në minutën e 74′ me penallti. Nga skuadra e Maliqit realizuan Xaka në minutën e 29′ me 11-metërsh dhe Demollari në minutën e 82′.

Besëlidhja është mundur me rezultatin 3-1 në Cërrik ndaj Turbinës. Për skuadrën cërikase shënuan Alimadhi në minutën e 68′, Shehi në të 77′ minutë dhe Zylyftari në të 86′, ndërsa golin e vetëm të takimit për skuadrën lezhjane e ka realizuar Lucaj në minutën e 60′

SFIDAT E PËRFUNDUARA TË JAVËS SË DYTË NË KATEGORINË E PARË –

KORABI 2-1 BUTRINTI

Marku 68′, Çutra 72′ / Paterni 87′

APOLONIA 2-1 SHKUMBINI

Krasniqi 52′, Kaçanolli 78′ / Barbosa 12′

TURBINA 3-1 BESËLIDHJA

Alimadhi 68′, Shehi 77′, Zylyftari 86′ / Lucaj 60′

POGRADECI 0-0 BESA

BURRELI 0-0 TOMORI

LUSHNJA 0-0 TËRBUNI

VORA 3-2 MALIQI

Asimeta 45′, Mashi 49′, Ismailaj 74 (p) / Xaka 29′ (p), Demollari 82′

ERZENI 0-1 BYLIS

Hadroj 64′

RENDITJA DHE GOLASHËNUESIT E KATEGORISË SË PARË –

KAT

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"