KATEGORIA E PARË/ Apolonia, Bylis dhe Korabi nuk e diskutojnë fitoren. Ja të gjitha rezultatet e javës së dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 18:05

KATEGORIA E PARË/ Apolonia, Bylis dhe Korabi nuk e diskutojnë fitoren. Ja të gjitha rezultatet e javës së dytë

Kanë përfunduar 8 ndeshjet e javës së dytë të Kategorisë së Parë.

kategoria-e-pare-1

Apolonia fiton me përmbysje ndaj Shkumbinit 2-1 në stadiumin “Loni Papuçiu”. Me po të njëjtin rezultat ka fituar dhe Korabi ndaj Butrintit 2-1.

Pogradeci dhe Besa janë ndalur në barazim pa gola 0-0 duke mos arritur që të shënojnë një gol dhe të marrin 3-pikëshin në këtë takim.

Burreli gjithashtu ka barazuar pa gola 0-0 ndaj Tomorit. I njëjti rezultat 0-0 edhe për takimin Lushnja-Tërbuni në stadiumin “Roza Haxhiu”.

Vora ka arritur të fitojë 3-2 ndaj Maliqit, takim që u luajt në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes.

Bylis ka arritur të marrë një rezultat tepër pozitiv duke mposhtur Erzenin në stadiumin e qytetit të Shijakut një nga pretendentët për ngjitjen në elitë me rezultatin 0-1.

Turbina ka marrë një tre-pikësh me vlerë ku ka mposhtur me rezultatin 3-2 skuadrën e Besëlidhjes.

SFIDAT E PËRFUNDUARA –

KORABI 2-1 BUTRINTI

APOLONIA 2-1 SHKUMBINI

TURBINA 3-1 BESËLIDHJA 

POGRADECI 0-0 BESA 

BURRELI 0-0 TOMORI 

LUSHNJA 0-0 TËRBUNI 

VORA 3-2 MALIQI (Në Pezë) 

ERZENI 0-1 BYLIS 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"