Kategoria e Dytë zbret në fushë, shikoni 9 ndeshjet që do të luhen ditën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2020 | 14:46

Kategoria e Dytë zbret në fushë, shikoni 9 ndeshjet që do të luhen ditën e sotme

Do të luhen ditën e sotme, 9 ndeshje të Kategorisë së Dytë, të vlefshme për javën e 18-të në këtë kampionat.kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Me përjashtim të Mirdita-Tirana që po luhet në këto momente, të gjitha ndeshjet e tjera do të luhen duke filluar nga ora 17:00.

Në grupin A, Internacionali do të presë në shtëpi Vllazninë B, në një ndeshje që pritet të jetë e luftuar nga të dyja ekipet, të cilat ndodhen në pozita të njëjta me njëra-tjetrën. Vora përballet me Klosin në transfertë, ku do të kërkohet vetëm fitorja, në mënyrë që të luftohet për ngjitjen një kategori më lart.

Ndeshje interesante ka edhe në grupin B, siç është ajo mes Skraparit dhe Maliqit, me këta të fundit që do të kërkojnë fitoren me çdo kusht. Tomori pret në shtëpi Butrintin, në një ndeshje ku fitorja për beratasit është detyrim.

Ja të gjitha ndeshjet:

kat a kat b

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"