Kategoria e Dytë zbret në fushë, mësoni 10 ndeshjet që do të luhen ditën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2020 | 9:34

Kategoria e Dytë zbret në fushë, mësoni 10 ndeshjet që do të luhen ditën e sotme

Kategoria e Dytë zbret ditën e sotme në fushë për ndeshjet e javës së dytë në këtë kampionat, teksa do të zhvillohen 10 sfida në të dyja grupet.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x237

Në grupin A, spikat Shënkolli-Luzi 2008, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të marrin fitoren. Sfidë interesante është edhe ajo mes Adës dhe Sopotit, pa harruar edhe Gramshi-Sopoti.

Ndërkohë Shkumbini do të jetë pushim këtë javë, për shkak se në kalendar është planifikuar të luajnë ndaj Spartakut, por këta të fundit janë tërhequr nga gara, për shkak të situatës së vështirë financiare.

Në grupin B, gjithashtu na presin disa sfida të tjera interesante, ku vëmendjen e tërheq Maliqi-Devolli, me këta të fundit që sezonin e kaluar ishin në Kategorinë e Parë, ndërsa Maliqi i shkoi shumë afër, por në “play-off” u mposhtën nga Veleçiku. Përballje me interes është edhe Skrapari Përmeti.

Më poshtë mund të shikoni të gjitha ndeshjet e ditës së sotme:

grupi a gruoi b

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"