KATEGORIA E DYTË/ Vora dhe Veleçiku shkëlqejnë me “poker”, feston edhe Valbona me Sopotin. Shikoni të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2022 | 15:15

KATEGORIA E DYTË/ Vora dhe Veleçiku shkëlqejnë me “poker”, feston edhe Valbona me Sopotin. Shikoni të gjitha rezultatet

U luajtën ditën e sotme katër ndeshjet e vlefshme për javën e gjashtë të grupit A të Kategorisë së Dytë, ku u shënuan në total plot 13 gola. Spikasin triumfet e Vorës dhe Veleçikut me rezultatet 4-0, ndërkohë që nuk falën as Valbona dhe Sopoti, duke mposhtur respektivisht Murlanin dhe Shënkollin.

kategoria-e-dyte

Vlen të theksohet fakti se si Vora, ashtu dhe Valbona, Sopoti dhe Veleçiku, bëjnë pjesë te skuadrat pretendente këtë sezon, që do të tentojnë ngjitjen në Kategorinë e Parë.

REZULTATET:

VORA 4-0 ILIRIA

Lala 28′, Bashaj 31′, Magani 36′, Zena 78′ 

KSSH VELEÇIKU 4-0 KF GRAMSH

Dibra 23′ , Elbasani 45′, Ujkaj 61′, 88′

K.F MURLANI 0-1 VALBONA FK

Jaupaj 48′ 

SHËNKOLLI 1-3 KF SOPOTI

Lleshi 52′ (p) / Myslimi 28′ , Kaloshi 45+1′, 47′ 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"