Kategoria e Dytë/ Veleçiku mposht Vorën në një duel direkt, fitojnë Elbasani e Oriku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2018 | 22:14

Kategoria e Dytë/ Veleçiku mposht Vorën në një duel direkt, fitojnë Elbasani e Oriku

Janë luajtur sot takimet e Kategorisë së Dytë, në grupet A dhe B, të vlefshme për javën e 22-të. Për t’u veçuar, në grupin A, fitorja në shtëpi e Veleçikut, 1-0 ndaj Vorës, në një sfidë ku ndeshjeshin vendi i parë me atë të dytë. Vendosi një gol i Çokajt që në minutën e 7-të. Tiraba B fitoi në transfertë përballë Kevitanit, 0-2, ndërsa Internacional Tirana fitoi 4-1 ndaj Partizanit B.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x237

Në grupin B, Elbasani fitoi në transfertë 1-2 përballë Delvinës, ndërsa Oriku gjithashtu mori 3 pikë ndaj Tepelenës. Më poshtë të gjitha rezultatet për grupet A dhe B.

Grupi A

Kevitan- Tirana B 0-2

Gramshi-Klosi 0-2

Internacional-Partizani B 4-1

Kukësi B-Luzi 1-1

Ada-Spartaku 2-1

Veleçiku-Vora 1-1

 

Grupi B

Delvina-Elbasani 1-2

Gramozi-Devolli 3-2

Oriku-Tepelena 2-0

Këlcyra-Memaliaj 0-1

Domosdova-Maliqi 1-4

Skrapari-Përmeti 3-2

Butrinti-Albpetrol 1-2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"