Kategoria e Dytë/ Tomori fiton me goleadë, Maliqi ngec në transfertë. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 17:07

Kategoria e Dytë/ Tomori fiton me goleadë, Maliqi ngec në transfertë. Ja të gjitha rezultatet

U luajtën ditën e sotme 6 takimet e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë së Dytë Grupi B, si dhe 2 sfidat e Grupit A.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x237

Në Grupin B, kryesuesit e Tomorit kanë fituar me rezultatin 1-6 ndaj Selenicës së vendit të fundit. Nuk ka falur në shtëpi as Albpetroli i vendit të dytë që ka mposhtur Këlcyrën me rezultatin 2-0. Në sfidat e tjera, pretendentët e Maliqit, janë ndalur në transfertën e Memaliajt me rezultatin 1-1, ndërkohë spikat humbja e Tepelenës në shtëpi me rezultatin 1-3, ndaj Naftëtarit.

Për sa i përket Grupit A, Tirana B ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Adës, ndërkohë që Klosi ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-0 Spartakun.

REZULTATET:

GRUPI B:

SELENICA-TOMORI 1-6

ALBPETROLI-KËLCYRA 2-0

MEMALIAJ-MALIQI 1-1

DELVINA-SKRAPARI 2-0

TEPELENA-NAFTËTARI 1-3

GRAMOZI-BUTRINT 1-1

 

GRUPI A:

TIRANA B  – ADA 2-0

KLOSI – SPARTAKU 5-0

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"