Kategoria e Dytë/ Tomori bën “poker”, ndalet Albpetroli. Fiton Maliqi, triumfon edhe Partizani B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 15:59

Kategoria e Dytë/ Tomori bën “poker”, ndalet Albpetroli. Fiton Maliqi, triumfon edhe Partizani B

Kategoria e Dytë luajti ditën e sotme takimet e javës së dhjetë në grupin B, si dhe një takim të mbetur pa zhvilluar në grupin A.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Tomori mposhti pastër Delvinën me shifrat 4-0, me golat e shënuar nga Kovaçi, Lireza dhe një dopietë nga Daullxhiu.

tomori delvina

Albpetroli u ndal në një barazim 1-1 në fushën e Skraparit. Jaho shënoi me penallti për vendasit, ndërkohë që po me penallti, vetëm në minutën e 80-të barazoi Balla për Albpetrolin. Maliqi mposhti 2-1 Gramozin me gola të Tahirllarit, ndërkohë që u bë i pavlefshëm goli nga Aliko për miqtë.

Butrinti mposhti pastër 3-0 Përmetin, ndërsa rezultat të pamëshirshëm 8-2 arriti Naftëtari përballë Selenicës. Ndërkohë, në grupin A, Partizani B mposhti pastër me rezultatin 0-3 Internacional Tiranën. Golat për të kuqtë u shënuan nga Bërdufi dopietë, dhe Llanaj. Më poshtë, rezultatet e plota.

Grupi A

11:00 | Internacional-Partizani B 0-3

DJE | Vllaznia B-Tirana B 0-0

DJE | Ada-Gramshi 3-2

DJE | Luzi 2008-Klosi 3-0

DJE | Spartaku-Sopoti 0-0

DJE | Kamza-Vora (E shtyrë)

DJE | Mirdita pushim

Grupi B

Tomori-Delvina 4-0

Skrapari-Albpetrol 1-1

Këlcyra-Memaliaj 0-2

Maliqi-Gramozi 2-1

Butrinti-Përmeti 3-0

Naftëtari-Selenica 8-2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"