KATEGORIA E DYTË/ Spikat AF Elbasani-AF Luftëtari, mësoni duelet e ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 12:02

KATEGORIA E DYTË/ Spikat AF Elbasani-AF Luftëtari, mësoni duelet e ditës së sotme

Kategoria e Dytë ngriti dje siparin e sezonit të ri futbollistik 2022/2023 me Grupin A, ndërsa sot në orën 14:00 do të jetë radha e Grupit B që të zbresë në fushë me gjashtë ndeshje.

kategoria-e-dyte

Që në javën e parë do të ketë një duel pretendentësh për tu ngjitur për në Kategorinë e Parë, teksa spikat sfida AF Elbasani-AF Luftetari, takim i cili do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ndeshjet e tjera janë: Pogradeci-Devolli, Maliqi-Tepelena, Delvina-Labëria, Butrinti-Shkumbini dhe Memaliaj-Albpetroli.

NDESHJET E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË E DYTË –

KAT 2 (1)

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"