KATEGORIA E DYTË/ Sopoti mbron vendin e parë me goleadë, shënohen 16 gola në 5 ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2022 | 23:20

KATEGORIA E DYTË/ Sopoti mbron vendin e parë me goleadë, shënohen 16 gola në 5 ndeshje

Kategoria e Dytë ka luajtur sot  javën e 8 të saj, me Grupin A që zhvilloi pesë përballje interesante.

kategoria-e-dyte

Sopoti ruajti vendin e parë duke fituar me goleadë me shifrat 6-0 ndaj Bulqizës në një sfidë ku e mbylli gjithçka me 4 gola që në pjesën e parë. Ndërkohë, Veleçiku ndjekës u ndal nga Iliria në një barazim pa gola, duke rrëshqitur pak në renditje,.

Ai është kaluar nga Vora e cila mundi në transfertë Naftëtarin, si dhe Valbona që fitoi 4-0 ndaj Shënkollit. Ndërkohë, fitorja e Murlanit në transfertë ndaj Gramshit, i dha mundësinë që të shkëputet nga dy vendet e fundit në renditje.

REZULTATET

VALBONA 4-0 SHËNKOLLI

GRAMSHI 0-1 MURLANI

ILIRIA 0-0 VELEÇIKU

NAFTËTARI 2-3 VORA

SOPOTI 6-0 BULQIZA

RENDITJA: Sopoti 19 pikë, Vora 17, Valbona 15, Veleçiku 15, Naftëtari 13, Shënkolli 11, Iliria 9, Bulqiza 6, Murlani 6, Ada 1, Gramshi 0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"