KATEGORIA E DYTË/ Shpëton Gramozi, Albpetroli dhe Maliqi nuk falin në shtëpi. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2020 | 18:57

KATEGORIA E DYTË/ Shpëton Gramozi, Albpetroli dhe Maliqi nuk falin në shtëpi. Ja të gjitha rezultatet

U luajtën sot 3 sfidat e vlefshme për Kategorinë e Dytë. Në ndeshjen e “Play-Out”-it, të zhvilluar në “Selman Stërmasi”, Gramozi mposhti me përmbysje 2-3 Adën, duke siguruar qëndrimin në Kategorinë e Dytë për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë skuadra nga Velipoja ka dhe një shans për të mbijetuar, teksa do të luajë ndaj Valbonës, që zuri vendin e tretë në Kategorinë e Tretë.
kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Ndërkohë për sa i përket 2 sfidave të vlefshme për “Play-Off”-in e Grupit B, Albpetroli dhe Maliqi nuk falën në shtëpi, duke u kualifikuar për më tej. Të dy këto skuadra do të përballen ditën e mërkurë së bashku ku Maliqi do të jetë pritës. Fituesja e çiftit Maliqi-Albpetroli luan në finalen e “Play-Out”-it ndaj Veleçikut.

Rezultatet në kohë reale:

FT| Maliqi-Memaliaj 2-1

Çaushllari 55′, Xaka 63′  / Jaupi 85′ 

FT| Albpetrol-Butrinti 2-0

Kumanaku 66′ , 90′ 

FT| Ada-Gramozi 2-3

Frroku 26′, 83′ (p) / Mydini 60′ (p), Aliko 64′, Mete 72′ 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"