Kategoria e Dytë/ Romero gjen golin me Partizani B, nuk ia del dot Tirana B. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2020 | 23:07

Kategoria e Dytë/ Romero gjen golin me Partizani B, nuk ia del dot Tirana B. Ja të gjitha rezultatet

Janë mbyllur para pak minutash ndeshjet e orës 14:00,  në Kategorinë e Dytë, të vlefshme për javën e 14-të.kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x237

Në grupin A, Luzi 2008 ka triumfuar me rezultatin 1-0 ndaj Internacionalit, në shtëpi. Sopoti ka marrë në fitore shumë të vuajtur ndaj Adës, të cilët i ka mposhtur me rezultatin 3-2.

Partizani B ka mposhtur me rezultatin 2-0 Gramozin, në një ndeshje shumë të bukur, ku ka gjetur golin edhe Romero i larguar nga ekipi i parë. Ndërkohë Tirana B është mposhtu nga Vora në transfertë me rezultatin 2-1.

Ndeshja e vetme në grupin B, ishte ajo mes Gramozit dhe Memaliaj, e cila përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultatin 3-0.

GRUPI A:

LUZI 2008 – INTERNACIONAL TIRANA 1-0

Sejdini 9’

SOPOTI – ADA 3-2

Mici 4, Cota 11’, 21’, / Perndrecaj44’, Frroku 57’

PARTIZANI B – GRAMSHI 2-0

Romero 6’, Veriu11’

VORA – TIRANA B 2-1

Mziu 40, 70’/ Jaho 49’

GRUPI B:

MEMALIAJ – GRAMOZI 3-0

Koshi 17’, Kodhelaj 43’, 85’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"