Kategoria e Dytë, “Play-Out”/ Mbyllet sfida në Kamzë! Ada shpëton sezonin, Gramozi mbetet me ethet e rënies

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2022 | 17:04

Kategoria e Dytë, “Play-Out”/ Mbyllet sfida në Kamzë! Ada shpëton sezonin, Gramozi mbetet me ethet e rënies

U luajt në orë 15:00, në kompleksin e Kamzës, sfida e vlefshme për “Play-Out”-in e Kategorisë së Dytë, mes Adës dhe Gramozit. Skuadra nga Velipoja, arriti të triumfonte me rezultatin 2-1 falë golave të Rasës dhe Keshtejakut në minutat 41 dhe 61, duke shpëtuar kështu sezonin, ndërkohë që Gramozi i Erzekës mbetet me ethet e rënies nga Kategoria e Dytë.

kategoria-e-dyte

Gjithesesi kolonjarët do të kenë edhe një shans për të mbijetuar, teksa në ditët në vazhdim do të përballen me Delvinën, që u pozicionua në vendin e tretë në Kategorinë e Tretë.

FT: ADA-GRAMOZI 2-1

Rasa 41′ , Keshtejaku 61′ / Osmani 45+2

FORMACIONET ZYRTARE –

ADA – Ndoj; Hurmi, Ferhati, Narkaj, Nika; Hasaj, Curri, Keshtejaku; Becina, Pjetri, Rrasa.

GRAMOZI – Kamberi; Gjoni, Gonçalvesh, Aliko, Mydini; Mydin, Rumi, Santosh; Soares, Kodra, Osmani.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Egli Spahiu (Tiranë)

Asistent i parë – Ergys Spahiu (Tiranë)

Asistent i dytë – Ilir Cani

Arbitër i katërt – Abdurahman Kadria (Peshkopi)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"