Kategoria e Dytë ngre siparin këtë fundjavë, zbulohet axhenda e plotë e dy grupeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2021 | 12:34

Kategoria e Dytë ngre siparin këtë fundjavë, zbulohet axhenda e plotë e dy grupeve

Kategoria e Dytë, do të ngrejë siparin këtë fundjavë, ku janë planifikuar të zhvillohen 12 sfidat e javës së parë në grupet A dhe B.

kategoria-e-dyte

Gramshi-Luzi 2008 dhe Labëria-Sopoti janë 2 takimet e para në grupet respektive që do të zhvillohen ditën e shtunë, ndërkohë që e diela do të kulmojë me 10 përballje, të cilat pritet të jenë zjarr që në start.

Në Grupin A, spikasin sfidës Ada-Elbasani si dhe Shënkolli-Iliria, ndërkohë që në Grupin B, Flamurtari do e nisë në transfertë ndaj Memaliajt, teksa Luftëtari do të presë Përmetin.

GRUPI A, JAVA 1

TË SHTUNËN

GRAMSHI-LUZI 2008 16:00

TË DIELËN

SHËNKOLLI-ILIRIA 16:00

INTERNACIONAL-MURLANI 16:00

ADA-FK ELBASANI 16:00

VELEÇIKU-KLOSI 16:00

ORIKU-BULQIZA 16:00

GRUPI B, JAVA 1

TË SHTUNËN

LABËRIA-SOPOTI 16:00

TË DIELËN

MEMALIAJ-FLAMURTARI 16:00

NAFTËTARI-GRAMOZI 16:00

ALBPETROL-KËLCYRA 16:00

AF LUFTËTARI-PËRMETI 16:00

DEVOLLI-TEPELENA 16:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"