Kategoria e Dytë, lajme shkurt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2016 | 9:10

Kategoria e Dytë, lajme shkurt

NAFTËTARIdomosdova naftetariHumbja në ndeshjen shtesë e kuçovarëve është shoqëruar dhe me ikjen e disa futbollistëve. I pari që ka deklaruar largimin është sulmuesi fierak Gëzim Hyska “Padyshim zhgënjimi pas ndeshjes së fundit ishte i madh. Mendoj se Naftëtari meritonte ngjitjen në kategorinë,por për fat të keq ky objektiv nuk u realizua. Personalisht vlerësoj ambientin, mbi të gjitha sportdashësit e zjarrtë kuçovarë që e ndjekin kudo skuadrën e tyre. Por, unë nuk do të jem më pjesë e Naftëtarit”, tha Hyska. Arben Çepani

VELEÇIKU

Pavarësisht se nuk ka mundur të sigurojë ngjitjen një kategori më lartë në sezonin e shkuar futbollistik, stafi teknik i Veleçikut ka fituar disa lojtarë të rinj. Në pjesën e dytë të sezonit, trajneri Duli u ka besuar futbollistëve vendës, të cilët kanë bërë një paraqitje shumë të mirë. Manaj, Leka, Medja, Popja, Kurtulaj etj., ishin disa nga emrat që iu dha besim. “Kemi krijuar një bazë të mirë për të ardhmen dhe sezonin tjetër do të synojmë vendet e para të klasifikimit”, tha trajneri Duli. Esat Ymeri

SKRAPARI

Pasi kanë siguruar jo pa vështirësi qëndrimin në Kategorinë e Dytë, drejtuesit e Skraparit po mendojnë për sezonin e ri. “Duke parë gjendjen e vështirë vendosa të kontribuoj për skuadrën e vendlindjes gjatë fazës së dytë, ku u bë i mundur qëndrimi në Kategorinë e Dytë. Dëshira ime për të kontribuar përsëri për Skraparin është e madhe dhe shpresoj për një bashkëpunim sa më efikas me mbështetësit e tjerë të ekipit. Synoj krijimin e një ekipi të fortë për të pretenduar rikthimin pas një mungese të gjatë në Kategorinë e Parë”, u shpreh donatori Hysen Caka. Arben Çepani

GRAMOZI

Gramozi nuk e ka humbur mbështetjen e lojtarëve vendës, edhe pse skuadra bëri një paraqitje jo të mirë në sezonin që sapo u mbyll. Mbrojtësi Malind Liço, në një prononcim për “Panorama Sport”, ka deklaruar: “Edhe pse nuk kemi mbyllur një kampionat të suksesshëm, nëse drejtuesit do të ndërtojnë një skuadër konkurruese dhe që do të synojë ngjitjen në Superiore, unë do të vazhdoj të jem pjesë e Gramozit. I bëj thirrje bashkisë dhe klubit të nisin punën, nëse synojnë që skuadra të mos vazhdojë garën në inferiore”, ka thënë Liço. Koço Lilo

SHËNKOLLI

Ngjitja në Kategorinë e Parë ka rritur optimizmin te lojtarët e Shënkollit. Golashënuesi Ruben Danaj, në një prononcim për “Panorama Sport”, është shprehur: “Jam shumë i lumtur që u arrit ky suksese, pasi treva e Shënkollit ka prodhuar futbollistë që kanë bërë histori. Jam i vendosur që të paktën edhe për sezonin e ri, që tashmë do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë të jem pjesë e Shënkollit”, u shpreh lezhjani, që është një nga pikat e forta në formacionin e skuadrës së tij. Preng Gjikola

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"