Kategoria e Dytë/ Lajme shkurt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2016 | 15:04

Kategoria e Dytë/ Lajme shkurt

TOMORI/Çaço: S’e diskutojmë fitorenTomoriMes optimizmit dhe programit stërvitor strikt të trajnerit Sinella, lojtarët beratas u përgatitën për derbin ndaj Naftëtarit. Lojtarët e Tomorit nuk e diskutojnë aspak fitoren në një ndeshje kaq vendimtare dhe një gjë të tillë e konfirmon në një prononcim për “Panorama Sport” kapiteni Ervis Çaço. “Do të luajmë një takim mjaft të rëndë- sishëm, një derbi siç konsiderohet nga tifozët, por që për ne lojtarët do të jetë vetëm ndeshja e radhës. Askush nga ne nuk ndihet nën presion, pasi shumica e lojtarëve kanë eksperiencën e kategorisë elitare dhe asaj të parë. Këto sfida përjetohen më shumë nga tifozët, prandaj unë do t’u bëj thirrje që të jenë të pranishëm, pasi nuk do ta vëmë në dyshim fitoren. Jemi të vendosur për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë dhe nuk do të ndalemi”, ka mbyllur Çaço. Eris Sylyku

Naftëtari/ Zylyftari “firmos” për barazimin

Të qetë dhe pa shumë bujë shfaqen lojtarët e Naftëtarit përpara sfidës më të rëndë- sishme të sezonit ndaj Tomorit. Sulmuesi Arsen Zylyftari shpreson që skuadra e tij të dalë me një rezultat pozitiv nga kjo përballje. “Normalisht që e ndiejmë atmosferën e derbit, aq më tepër në një takim përcaktues. Në planin psikologjik duhet të jemi më të qetë dhe minimalisht duhet të marrim një barazim ndaj beratasve, që na ndihmon në realizimin e objektivit që kemi për t’u ngjitur një kategori më lart. Pa dyshim në transfertë do të jetë një ndeshje tepër e vështirë, por unë kam besimin se do t’ia dalim, pasi jemi një grup i fortë lojtarësh”, ka thënë Zylyftari. Arben Çepani

Iliria/ Selaci premton kthesën me Adën

Prej disa javësh, skuadra e Ilirisë po zhgënjen sa u takon rezultateve të koleksionuara, pasi edhe në ndeshjen e fundit pë- soi disfatë nga Kastrioti. “Është e vërtetë se nuk kemi qenë në formën tonë më të mirë, megjithatë jam i bindur se ndeshja e radhës ndaj Adës do të jetë pika e kthesës për ne”, ka thënë mesfushori me eksperiencë Sokol Selaci. Më pas, ai ka vazhduar: Trepikëshin në këtë ndeshje nuk do ta diskutojmë, pasi na nevojitet për vazhdimësinë, por edhe objektivin që kemi për të thelluar diferencën me ekipet e vendeve të fundit”, ka mbyllur Selaci. Sa i takon skuadrës, ajo do të jetë e plotë dhe ndryshimi i vetëm do të jetë në portë, ku do të aktivizohet Redian Baku. Shkëlqim Hasani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"