Kategoria e Dytë/ Labëria debuton me fitore, Tërbuni merr një pikë në transfertë. Ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2020 | 16:35

Kategoria e Dytë/ Labëria debuton me fitore, Tërbuni merr një pikë në transfertë. Ja rezultatet

U luajtën ditën e sotme 2 sfidat përmbyllëse të javës së dytë në Kategorinë e Dytë. Debutim fantastik për Labërinë, që mposhti me rezultatin 2-0 Albpetrolin, në ndeshjen e zhvilluar në Fier. Kumanaku dhe Nebiu ishin autorët e golave për ekipin lab. Kujtojmë që kjo ishte ndeshja e parë për këtë sezon për Labërinë, pasi në javën e parë të kampionatit ishte pushim.

Laberia

Sfida tjetër e zhvilluar sot, ishte ajo mes Internacional Tirana dhe Tërbunit, që përfundoi në barazim pa gola. Me këtë rezultat, Tërbuni u ngjit në kuotën e 1 pikë, ndërkohë që për Internacionalin ishte barazimi i dytë radhazi.

GRUPI A:

INTERNACIONAL TIRANA – TËRBUNI 0-0

GRUPI B

LABËRIA – ALBPETROL 2-0

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"