Kategoria e Dytë/ Ka festë që sot, një skuadër siguron ngjitjen në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2023 | 22:14

Kategoria e Dytë/ Ka festë që sot, një skuadër siguron ngjitjen në Kategorinë e Parë

 

Vora ka mposhtur Naftëtarin ditën e sotme me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Grupin A në Kategorinë e Dytë.

WhatsApp Image 2023-04-15 at 17.01.04 (3)Me këtë fitore skuadra e Artan Mërgjyshit në mënyrë matematikore, ka arritur të shpallet kampione e grupit A dhe të rikthehet zyrtarisht në Kategorinë e Parë.

Menjëherë pas ndeshjes të gjithë kanë zbritur në fushë për të festuar këtë triumf.

Ekipi ka arritur të realizojë synimet dhe objektivat teksa ka bërë një sezon të mrekullueshëm. Në kaq javë skuadra ka arritur të grumbullojë 47 pikë teksa ka qëndruar për javë të tëra në vendin e parë.

WhatsApp Image 2023-04-15 at 17.01.04 (1) (1)

WhatsApp Image 2023-04-15 at 17.01.04 (2) (1)

RENDITJA

  1. Vora 47 pikë
  2. KSSH Veleçiku 40 pikë
  3. Kf Sopoti 40 pikë
  4. Valbona Fk 36 pikë
  5. KF Naftëtari 26 pik
  6. Shënkolli 23 pikë
  7. Iliria 19 pikë
  8. F Murlani 16 pikë
  9. C Bulqiza 15 pikë
  10. KF Gramshi 9 pikë
  11. KF Ada 2 pikë

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"