Kategoria e Dytë, ja të gjitha përballjet që do të zhvillohen ditën e sotme

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Tetor 6, 2019 | 11:02

Kategoria e dyte LAJMI KRYESOR Të fundit

Kategoria e Dytë, ja të gjitha përballjet që do të zhvillohen ditën e sotme

Do të luhen ditën e sotme të gjitha ndeshjet e Kategorisë së Dytë, duke filluar nga ora 14:00.kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Në Grupin A, Spartaku do të përballet me Internacionalin, me vendasit që do të luajnë ndeshjen e parë për këtë sezon. Në Pezë do të luhet derbi midis Partizanit B dhe Tiranës B, teksa bardheblutë vijnë në këtë ndeshje pas humbjes në sfidën e parë hapse. Sfida të tjera të rëndësishme janë edhe Sopoti-Gramshi, Klosi-Ada, Mirdita-Vllaznia B dhe Luzi 2008-Kamza.

Në Grupin B, Skarapari do të udhëtojë drejt Beratit, për tu përballur me Tomorrin, ndërsa Albpetroli do të presë në shtëpi Gramozin. Delvina dhe Përmeti do të masin forcat në një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël, ndërkohë që Selenica do të përballet me Butrintin. Maliqi do të udhëtojë drejt Tepelenës për tu përballur me këta të fundit, ndërsa Naftëtari do të presë në shtëpi Këlcyrën.

GRUPI A

Sot, ora 14:00

Spartaku-Internacionali (në Yrshek)

Partizani B-Tirana B (në Pezë)

Sopoti-Gramshi

Klosi-Ada

Mirdita-Vllaznia B. (në “Skënder Halili”)

Luzi 2008-Kamza

GRUPI B

Sot, ora 14:00

Tomori-Skrapari

Albpetroli-Gramozi

Delvina-Përmeti

Selenica-Butrinti

Tepelena-Maliqi

Naftëtari-Këlcyra

Memaliaj pushim

PANORAMASPORT.AL



www.minuta90.com