Kategoria e Dytë, Grupi B/ Tomori triumfon në derbin ndaj Naftëtarit, Albpetroli dhe Maliqi nuk falin. Ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2020 | 0:36

Kategoria e Dytë, Grupi B/ Tomori triumfon në derbin ndaj Naftëtarit, Albpetroli dhe Maliqi nuk falin. Ja rezultatet

U luajtën ditën e sotme 5 sfidat e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë së Dytë, Grupi B. Padyshim që e gjithë vëmendja ishte te derbi mes Naftëtarit dhe Tomorit, të fituar nga beratasit me rezultatin 0-1 falë golit të Dervishit në minutën e 73-të.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x237

Fitore tepër e rëndësishme në transfertë edhe për Maliqin përballë Delvinës. Juglindorët kanë mposhtur me rezultatin 0-2 skuadrën delviniote falë dopietës së Xakës. Në sfidat e tjera, Albeptroli dhe Tepelena nuk kanë falur në shtëpi, ndërkohë që Këlcyra mposhtu Selenicën e vendit të fundit.

REZULTATET:

NAFTËTARI-TOMORI 0-1

Dervishi 73′ 

ALBPETROLI-BUTRINTI 2-0

Balla 44′ , Kumanaku 92′ 

DELVINA-MALIQI 0-2

Xaka 28′, 54′ 

TEPELENA-SKRAPARI 4-2

Xhafa 9′ (p), Beca 43′ (p), Aliaj 48′, Burahani 74′ / Germau 33′, Shaqe 51′ 

SELENICA-KËLCYRA 0-4

Batha 31′, Xhakollari 67′, Sakollari 71′, Pillati 75′  

DJE: 

MEMALIAJ-PËRMETI 5-1

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"