Kategoria e Dytë, Grupi B/ Tomori “shfryn” ndaj Përmetit, Maliqi dhe Albpetroli nuk falin në shtëpi. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2020 | 19:38

Kategoria e Dytë, Grupi B/ Tomori “shfryn” ndaj Përmetit, Maliqi dhe Albpetroli nuk falin në shtëpi. Ja të gjitha rezultatet

Janë mbyllur para pak minutash 6 ndeshjet e Kategorisë së Dytë ne Grupin B, të vlefshme për javën e 19-të.kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x237

Tomori ka marrë një fitore bindëse, teksa ka mposhtur me rezultatin 5-0 Përmetin në transferë. Për beratasit shënuan nga 2 gola Dobra me Dervishin dhe një gol Kopaçi.

Fitore bindëse mori edhe Albpetroli, të cilët mposhtën në shtëpi Selenicën me rezultatin 4-1. Maliqi gjithashtu mori një fitore shumë të rëndësishme, teksa mposhti në shtëpi Këlcyrën me rezultatin 2-0.

Tomori, Maliqi dhe Albpetroli qëndrojnë në krye të renditjes me kuotë të barabartë pikësh, 43 pikë.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve:

Përmeti-Tomori 0-5

A.Dobra 2’, 33, A.Dervishi 20’, 56’ F.Kopaçi 69’

Butrinti-Skrapari 5-0

S.Zholi 5’, E.Llojaj 51’, 56’, A.Rugji 78’, D.Mehmeti 87’

Maliqi-Këlcyra 2-0

Kendezi 14’, Xaka 36’

Albpetrol-Selenica 4-1

Balla 14’, 38’, 41’, Kumanaku 50’/ Omeri 75’

Memaliaj-Tepelena 2-3

Jaupi H. 16’, Mirani Xh. 81’/ Cana E. 55’, 84’, Kendella A. 67’

Gramozi-Nafëtari 2-0

A.Mydin 2’ F.Bektashi 63’

Tabela e renditjes:

renditjaa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"