Kategoria e Dytë, Grupi B/ Tomori fitore me goleadë, Maliqi vijon i pamposhtur. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 16:54

Kategoria e Dytë, Grupi B/ Tomori fitore me goleadë, Maliqi vijon i pamposhtur. Ja të gjitha rezultatet

U luajtën ditën e sotme 5 takimet e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë së Dytë, Grupi B, ku nuk munguar rezultatet surprizë.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Maliqi vijon të mbetet i pamposhtur, teksa barazoi 1-1 në transfertën e vështirë ndaj Këlcyrës. Fitore tepër të rëndësishme në transfertë të Butrintit ndaj Skraparit si dhe Memaliaj në derbin ndaj Tepelenës.

Ndërkohë Tomori i Kristaq Miles, ka mposhtur me rezultatin 5-0 Përmetin. Fitore bindëse edhe për Naftëtarin ndaj Gramozit. Sfida mes Selenicës dhe Albpetrolit nuk u zhvillua pasi vendasit nuk u paraqitën.

REZULTATET:

TOMORI-PËRMETI 5-0

KËLCYRA-MALIQI 1-1

SKRAPARI-BUTRINTI 0-2

TEPELENA-MEMALIAJ 2-4

NAFTËTARI-GRAMOZI 3-0

SELENICA-ALBPETROLI (NUK U ZHVILLUA)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"