Kategoria e Dytë, Grupi B/ Tomori dhe Albpetroli triumfojnë në transfertë, Maliqi “shuplakë” Tepelenës. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 16:30

Kategoria e Dytë, Grupi B/ Tomori dhe Albpetroli triumfojnë në transfertë, Maliqi “shuplakë” Tepelenës. Ja të gjitha rezultatet

Janë mbyllur ditën e sotme 6 ndeshjet e Kategorisë së Dytë në grupin B, të vlefshme për javën e 15-të.kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x237

Tomori ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Skraparit, teksa ka triumfuar me rezultatin 1-3.

Fitore ka marrë edhe Albpetroli në transfertë, të cilët kanë mposhtur me rezultatin 2-1 Gramozin. Delvina dhe Përmeti e kanë mbyllur në paqe, teksa kanë barazuar 0-0. Një fitore të thjeshtë ka marrë Butrinti, që mposhti me shifrat e thella 4-0 Selenicën në shtëpi.

Maliqi gjithashtu i ka dhënë një “shuplakë” të fortë Tepelenës, teksa ka triumfuar me shifrat 5-0. Ndërkohë Këlcyra dhe Naftëtari e kanë mbyllur në barazim 1-1.

Tomori, Maliqi dhe Albpetroli ndajnë tre vendet e parë, teksa janë në kuotë të barabartë pikësh, me nga 34 pikë.

Skrapari-Tomori 1-3

Gramozi-Albpetrol 1-2

Përmeti-Delvina 0-0

Butrinti-Selenica 4-0

Maliqi-Tepelena 5-0

Këlcyra-Naftëtari 1-1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"