Kategoria e Dytë, Grupi B/ Skuadrat vendase bëjnë “ligjin”, fitojnë Vora e Sopoti. Tirana B mposht Kamzën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2019 | 17:11

Kategoria e Dytë, Grupi B/ Skuadrat vendase bëjnë “ligjin”, fitojnë Vora e Sopoti. Tirana B mposht Kamzën

U luajtën ditën e sotme, katër takime nga grupi A i Kategorisë së Dytë të futbollit.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

“Ligjin” e bënë të katër skuadrat pritëse, ku të katërta arritën fitoret. Kështu, Gramshi mposhti 2-0 Vllazninë B, me një dopietë të shënuar nga Latifi, në fillim me penallti në të 64-tën, e më pas në minutën e 79-të.

Fitore me rezultatin 2-0 arriti edhe Tirana B, teksa triumfoi ndaj Kamzës. Golat për bardheblutë u shënuan nga Daja e Kalemaj, në minutat 73 dhe 75.

Vora “shkatërroi” Internacionalin, me një fitore 4-1, ndërsa triumfin e arriti edhe Sopoti me rezultatin 1-0 përballë Luzit 2008.

Gramshi-Vllaznia B 2-0

Tirana B-Kamza 2-0

Vora-Internacional 4-1

Sopoti-Luzi 2008 1-0

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"