Kategoria e Dytë, Grupi B/ Shkumbini i vetëm në krye, Maliqi fiton pastër ndaj Termit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2018 | 16:39

Kategoria e Dytë, Grupi B/ Shkumbini i vetëm në krye, Maliqi fiton pastër ndaj Termit

Ditën e sotme janë luajtur ndeshjet e javës së katërt në Kategorinë e Dytë. Në grupin B vihet re një diferencë e vogël e golave midis skuadrave. Skuadra e Shkumbinit ka arritur të fitojë në transfertë përballë ekipit të Butrintit me rezultatin 0-2 duke vazhduar kështu të renditet në vendin e parë me pikë të plota.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x237

Nga ana tjetër edhe Maliqi ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme ditën e sotme përballë skuadrës së Term me rezultatin 2-0 duke ndjekur Shkumbinin me 2 pikë më pak. Ndërkohë më poshtë ndiqni rezultatet e të gjitha ndeshjeve të Kategorisë së Dytë në Grupin B.

Rezultatet e Grupit B:

Përmeti – Naftëtari 1-0

82′ A. Merko

Devolli – Këlcyra 3-1

17′ Jaupaj, 35′, 89′ Xaka / 38′ E. Batha

Memaliaj – Albpetrol 1-2

80′ Shehu / 14′ Prifti , 32′ Kapaj

Gramozi – Skrapari 0-1

10′ O . Guri

Tepelena – Delvina 1-1

47′ Gaba / 3′ Memeti 

Butrinti – Shkumbini 0-2

3′ Mustafaj, 61′ Ikonomi

Maliqi – Term 2-0

21′ Jaupllari, 26′ Meçollari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"