Kategoria e Dytë, Grupi B/ Maliqi triumfon në sekondat e fundit dhe ruan kryesimin, Butrinti e Labëria nuk falin në shtëpi. Ja të gjitha rezultatet dhe renditja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 17:01

Kategoria e Dytë, Grupi B/ Maliqi triumfon në sekondat e fundit dhe ruan kryesimin, Butrinti e Labëria nuk falin në shtëpi. Ja të gjitha rezultatet dhe renditja

U luajtën ditën e sotme 6 sfidat e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë së Dytë, Grupi B, ku u regjistruan në total 13 gola.

kategoria_dyte_cover

Kryesuesit e Maliqit triumfuan  në sekondat e fundit ndaj Naftëtarit, falë golit të Xakës me 11-metërsh. Juglindorët arritën të mbajnë kështu kreun, edhe pse me shumë vuajtje.

Ndërkohë në sfidat e tjera, Butrinti dhe Labëria nuk falën në shtëpi. Rezultat surprizë mund të konsiderohet edhe fitorja e Përmetit në transfertë ndaj Memaliajt. I  vetmi takim i mbyllur në barazim ishte ai mes Skraparit dhe Gramozit.

KATEGORIA E DYTË, GRUPI B:

LABËRIA-DEVOLLI 3-2

Beqiri 2, Seferaj 15’, Dhrami 21’ / P.Ivani 7’, Përe 45’ (p)

BUTRINTI-TEPELENA 3-0

Dosantos 6’, Gurma 16’, 60’

NAFTËTARI-MALIQI 0-1

Xaka 90+5’ (p)

ALBPETROLI-DELVINA 2-1

Kapo 70’ (p), Aliaj 76’ / M.Mehmeti 81’

MEMALIAJ-PËRMETI 0-1

Todhe 35’

SKRAPARI-GRAMOZI 0-0

renditja

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"