Kategoria e Dytë, Grupi B/ Maliqi me hap kampioni, Shkumbini dhe Albpetroli bëjnë detyrën në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2018 | 16:21

Kategoria e Dytë, Grupi B/ Maliqi me hap kampioni, Shkumbini dhe Albpetroli bëjnë detyrën në shtëpi

Grupi B në Kategorinë e Dytë, luajti ditën e sotme ndeshjet e javës së shtatë. Maliqi dhe Shkumbini, dy ekipet e kreut, vazhduan në rrugën e fitoreve. Ekipi peqinas, fitoi 2-1 ndaj Këlcyrës, me gola të Llucës dhe Xhyrës.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x237

Ndërkohë që Maliqi, fitoi pastër, 0-3 në transfertë ndaj Naftëtarit. Trëndafili shënoi në pjesën e parë, në minutën e 36-të, ndërsa Treni dhe Ametlli shënuan nga një gol në fundin e takimit.

Albeptroli fitoi në shtëpi me shifrat 3-2 ndaj Butrintit, ndërsa Devolli u ndal në barazim 1-1 ndaj Delvinës. Më poshtë, rezultatet e plota nga takimet e grupit B.

 

Naftëtari-Maliqi 0-3

(Trëndafili 36’, Treni 83’, Ametlli 91’)

Shkumbini-Këlcyra 2-1

(Lluca 59’, Xhyra 77’ / Batha 16’)

Delvina-Devolli 1-1

(Xhuvani 92’ / Xaka 96’)

Skrapari-Përmeti 2-1

(Jaho 44’, 47’ / Todhe 70’)

Albpetroli-Butrniti 3-2

(Kapo 20’, 25’, Balla 60’ / Llojaj 71’, 93’)

Term-Tepelena 6-2

(Koci 8’, 56’ Pjetra 34’ / Beqiri 59’, 83’)

Memaliaj-Gramozi 2-0

(Mirani 79’, Hima 90’)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"