Kategoria e Dytë, Grupi B/ Maliqi fitore për “infarkt”, Tomori dhe Butrinti triumfojnë me goleadë. Ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2019 | 15:23

Kategoria e Dytë, Grupi B/ Maliqi fitore për “infarkt”, Tomori dhe Butrinti triumfojnë me goleadë. Ja rezultatet

U luajtën ditën e sotme 4 nga 6 sfidat e javës së 12-të të Kategorisë së Dytë, Grupi B. Dy përballje, ajo mes Përmetit dhe Gramozit dhe Këlcyra-Delvina u anuluan për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.

Tomori

Në sfidat e zhvilluara, spikat fitorja në sekondat e fundit e Maliqit në përballjen ndaj Albpetrolit me rezultatin 3-2. Goli i Takos në minutën e 94 i dhuroi 3 pikë të arta juglindorëve. Në 3 sfidat e tjera, kryesuesit e Tomorit, triumfuan me rezultatin e thellë 6-1 ndaj Tepelenës. Fitore bindëse edhe për Skraparin dhe Butrintin.

REZULTATET:

MALIQI-ALBPETROLI 3-2

TOMORI-TEPELENA 6-1

BUTRINTI-MEMALIAJ 5-0

SKRAPARI-SELENICA 4-1

PËRMETI-GRAMOZI (NUK U ZHVILLUA)

KËLCYRA-DELVINA (NUK U ZHVILLUA)

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"