Kategoria e dytë, Grupi B/ Elbasani nuk e ndal hapin, Orikumi triumfon jashtë fushe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2018 | 17:54

Kategoria e dytë, Grupi B/ Elbasani nuk e ndal hapin, Orikumi triumfon jashtë fushe

Janë mbyllur ndeshjet e Kategorisë së Dytë, Grupin B, të vlefshme për javën e 14-të.

kategoria_e_dyte_nr

Elbasani vazhdon rrugën drejt rikthimit të Kategorinë e Parë me një fitore 0-3 ndaj Përmetit. Elbasanlinjtë ndodhet përkohësisht në vend të parë, por Orikumi I vendit të dytë ka një ndeshje të prapambetur.

Ndërkohë, Orikumi ka fituar një sfidë shumë të rëndësishme ditën e sotme përballë Butrintit në Sarandë në rezultatin 1-2.

Albpetroli ka fituar minimalisht në shtëpi 1-0 ndaj Gramozit, ndërsa Maliqi ka humbur 0-3 derbin ndaj Devollit në shtëpi. Devolli kalon në renditje Albpetrolin dhe shkon në vend të tretë.

 

Ja si kanë përfunduar sfidat e tjera:

Skrapari 2-1 Këlcyra

Albpetroli 1-0 Gramozi

Përmeti 0-3 Elbasani

Maliqi 0-3 Devolli

Butrinti 1-2 Oriku

Memaliaj 3-1 Tepelena

Domosdova 0-2 Delvina (e luajtur dje)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"