KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ Elbasani ngjitet në të parën me 6 gola, ja rezultatet e ndeshjeve të sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2023 | 23:00

KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ Elbasani ngjitet në të parën me 6 gola, ja rezultatet e ndeshjeve të sotme

Është mbyllur sot Kategoria e Dytë me ndeshjet e javës së fundit, aty ku Elbasani ka shkëlqyer duke shënuar një fitore të thellë me rezultatin 6-0 ndaj Tepelenës. Verdheblutë kishin siguruar ngjitjen në të Parën dhe rezultati me Tepelenën, ishte sa për statistikë.

 

kategoria-e-dyte

Ndërkohë, Pogradeci ka fituar 1-0 ndaj Luftëtarit. 4 skuadrat që do të luftojnë për një vend për në Kategorinë e Parë, janë Pogradeci, Labëria, Butrinti e Devolli të cilat do të luajnë në “Play Off” dhe fituesit i Grupit B, do të luajë me vendin e 10 të Kategorisë së Parë.

Nga kategoria kanë rënë Albpetroli dhe Memaliaj teksa Tepelena ka edhe një shans të fundit duke qenë se luan në “Play Out”.

REZULTATET

POGRADECI-AF LUFTËTARI 1-0

 AF ELBASANI-TEPELENA 6-0

DEVOLLI-MEMALIAJ 3-1

BUTRINTI-ALBPETROL 3-0

MALIQI-LABËRIA 0-2

DELVINA-SHKUMBINI 0-0

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"