KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ Elbasani ngjitet në Kategorinë e Parë, rekord për klubin e formuar prej dy vitesh! Të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2023 | 23:24

KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ Elbasani ngjitet në Kategorinë e Parë, rekord për klubin e formuar prej dy vitesh! Të gjitha rezultatet

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Kategorisë së Dytë për javën e 21 të Grupit B.

kategoria-e-dyte

Edhe pse Elbasani nuk ka arritur të fitojë në transfertë përballë Labërisë, ata kanë arritur të ngjiten në Kategorinë e Parë. 

Një arritje e madhe për një klub që është ndërtuar 2 vite më parë. Rikujtojmë që verdheblutë nuk kanë asnjë humbje në dy sezone, që në kohën kur u formuan që ishin në Kategorinë e Tretë dhe gjatë këtij sezoni në Kategorinë e Dytë.

Nga ana tjetër Pogradeci është mposhtur nga Tepelena në transfertë me rezultatin 1-2. Luftëtari ka triumfuar me goleadë ndaj Devollit.

Shkumbini i ka shënuar 3 gola Maliqit. Delvina dhe Butrinti kanë marrë 3 pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Albpetrolit dhe Memaliajt.

REZULTATET

TEPELENA 2-1 POGRADECI

LABËRIA 0-0 ELBASANI

SHKUMBINI 3-1 MALIQI

ALBPETROL 1-2 DELVINA

MEMALIAJ 1-3 BUTRINTI

LUFTËTARI 5-2 DEVOLLI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"