Kategoria e Dytë, Grupi B/ Elbasani merr një trepikësh të artë, vetëm barazim pa gola në Patos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2018 | 22:51

Kategoria e Dytë, Grupi B/ Elbasani merr një trepikësh të artë, vetëm barazim pa gola në Patos

Ka rifilluar ditën e sotme edhe Kategoria e Dytë me javën e 13-të të saj. Në Grupin B janë luajtur sot të gjitha sfidat me fillim në orën 14:00.

27797379_1755307507858594_1717855209679018308_o

Ndër sfidat më me interes të ditës kanë qenë Maliqi-Elbasani dhe Albetroli-Orikumi. Elbasani ka marrë një fitore të artë në fushën e vështirë të Maliqit 2-3, edhe pse nga vendasit ka pasur kontestime për vendimet e arbitrit.

Ndërsa, sfida midis Albetrolit dhe Orikumit në Patos ka përfunduar në barazim pa gola, rezultat që nuk i interesin asnjërit, sepse Elbasani tani ruan i vetëm kreun.

fdgfgf

Rezultate suprizë ishin fitorja e Devollit në fushën e Memaliaj 0-1 dhe fitorja e Gramozit në fushën e Përmetit 0-2.

GFGFGF

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"