Kategoria e Dytë, Grupi B/ Devolli fitore me “manita”, Maliqi dhe Përmeti ia dalin në fund. Mësoni rezultatet e 5 ndeshjeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 23:22

Kategoria e Dytë, Grupi B/ Devolli fitore me “manita”, Maliqi dhe Përmeti ia dalin në fund. Mësoni rezultatet e 5 ndeshjeve

Janë mbyllur 3 ndeshje e Kategorisë së Dytë në grupin B, ku skuadrat kanë dhuruara spektakël.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Devolli ka shkëlqyer ndaj Gramozit, ku ka triumfuar me rezultatin e thellë 5-0. Maliqi ka marrë një fitore të vuajtur ndaj Tepelenës në transfertë, teksa goli i Celikut në minutën e 93’, i ka dhënë fitoren juglindorëve.

Fitore në frymën e fundit ka triumfuar edhe Përmeti, që mposhti 1-0 Naftëtarin falë golit të Vrapit në minutën e 92’. Delvina triumfoi 3-1 ndaj Skraparit, ndërsa Memaliaj barazoi pa gola me Labërinë.

Rezultatet:

Memaliaj-Labëria 0-0

Përmeti-Naftëtari 1-0

Vrapi 92’

Delvina-Skrapari 3-1

Musta 9’, 79’, Mehmeti 35’

Devolli-Gramozi 5-0

Nallbati 24’, Meçollari 49’, Ahmetlli 65’, 69’ Bekteshi 60 (autogol)

Tepelena-Maliqi 0-1

Celiku 93’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"