Kategoria e Dytë, Grupi B/ Butrinti “leksion” Labërisë, kryesuesit e Maliqit nuk falin në shtëpi. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2021 | 16:19

Kategoria e Dytë, Grupi B/ Butrinti “leksion” Labërisë, kryesuesit e Maliqit nuk falin në shtëpi. Ja të gjitha rezultatet

U luajtën ditën e sotme 6 sfidat e vlefshme për javën e 13-të të Grupit B të Kategorisë së Dytë, e cila ishte dhe java e fundit e fazës së parë. Padyshim që e gjithë vëmendja ishte te supersfida mes Butrintit dhe Labërisë e cila përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të sarandiotëve, të cilët iu falë dopietës së sulmuesit Mario Gurma.

butrinti

Ndërkohë në përballjet e tjera, kryesuesit e Maliqit, nuk falën në shtëpi ndaj Përmetit. I vetmi triumf në transfertë ishte ai i Memaliajt, ndaj Skraparit të vendit të fundit, teksa në të gjithë sfidat e tjera ligjin e bënë skuadrat vendase.

REZULTATET:

BUTRINTI-LABËRIA 2-0

M.Gurma 5′, 53′ 

MALIQI-PËRMETI 3-1

D.Kame 14’, Rezhda 16’, Xaka 25’ / Dhedhes 23’

NAFTËTARI-ALBPETROLI 1-0

Fejzo 90+3’

GRAMOZI-KËLCYRA 2-1

Trajko 62’, 65’ / Xhakollari 90+2’

TEPELENA-DELVINA 1-0

Jaupi 73’

SKRAPARI – MEMALIAJ 0-1

Zogu 75’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"