Kategoria e Dytë, Grupi B/ 31 gola në 6 ndeshje, Këlcyra “shkërmoq” Selenicën. Tomori nuk fal Naftëtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2020 | 20:02

Kategoria e Dytë, Grupi B/ 31 gola në 6 ndeshje, Këlcyra “shkërmoq” Selenicën. Tomori nuk fal Naftëtarin

Paralelisht me grupin A përfundoi dhe edicioni i rregullt në grupin B të Kategorisë së Dytë.
kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237
Plot 31 gola u shënuan në javën e 26-ë në 6 sfida.

Me përfundimin e këtij edicioni janë dhënë dhe verdiktet për skuadrat që kanë siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë, ato që zbresin një divizion më poshtë dhe ekipet që do të kenë një shans të fundit për të diskutuar ngjitjen në Kategorinë e Parë dhe qëndrimin këtë divizion.

Tomori, që ka siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë mundi me rezultatin 3-2 fqinjët kuçovarë të Naftëtarit. Këlcyra shkatërroi 6-2 Selenicën, Maliqi mposhti Delvinën 3-1 dhe Tepelena fitoi 3-4 në fushën e Skraparit.

Maliqi, Albpetroli, Butrini dhe Memaliaj do të diskutojnë mundësinë për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Selenica dhe Skrapari zbresin në Kategorinë e Tretë, ndërsa  Gramozi do të diskutojë mbijetesën.

Rezultatet e javës së fundit në grupin B të Kategorisë së Dytë janë:

ndeshjet

renditja b

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"