KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ 26 gola në 6 sfida, triumfojnë Elbasani dhe Pogradeci. Të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2023 | 22:18

KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ 26 gola në 6 sfida, triumfojnë Elbasani dhe Pogradeci. Të gjitha rezultatet

Kanë përfunduar të gjitha sfidat e vlefshme për javën e 20-të në Grupin B në Kategorinë e Dytë.

kategoria-e-dyte

 

Elbasani ka fituar në shtëpi me rezultatin 3-1 përballë Shkumbinit, ndërkohë që Pogradeci mposhti me shifrat 2-1 Labërinë.

Ndërkohë, Devolli poshtëroi Butrintin me 6 gola dhe Delvina fitoi me goleadë kundër Memaliajt. Skuadra e Maliqit mori një 3 pikësh shumë të rëndësishëm në shtëpi përballë Albpetrolit, teksa Tepelena fitoi në transfertë me rezultatin minimal 0-1 ndaj Luftëtarit.

REZULTATET 

Devolli 6-1 Butrinti

Delvina 5-2 Memaliaj

Maliqi 4-1 Albpetrol

AF Elbasani 3-1 Shkumbini

Pogradeci  2-1 Labëria

AF Luftëtari  0-1 Tepelena

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"