Kategoria e Dytë, Grupi B/ 20 gola në 5 ndeshje, Tomori siguron zyrtarisht ngjitjen në të Parën! Ja të gjitha rezultatet dhe renditja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 19:39

Kategoria e Dytë, Grupi B/ 20 gola në 5 ndeshje, Tomori siguron zyrtarisht ngjitjen në të Parën! Ja të gjitha rezultatet dhe renditja

Kanë përfunduar 5 takimet e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë së Dytë, Grupi B, ku nuk munguan surprizat. Tomori me triumfin e sotëm ndaj Tepelenës ka siguruar zyrtarisht rikthimin në Kategorinë e Parë.

Tomori

Një sfidë tepër e rëndësishme ishte dhe ajo mes Albpetrolit dhe Maliqit që përfundoi në barazim 1-1. Një rezultat ky që iu shkon përshtat maliqarëve, të cilët ruajnë vendin e dytë. Lumë golash në sfidën mes Delvinës dhe Këlcyrës, ku vendasit triumfuan me rezultatin 7-2.

Për sa i përket 2 sfidave të tjera, Gramozi ka bërë një hap fals në shtëpi përballë Përmetit duke u mposhtur me rezultatin 0-3 dhe tashmë e sheh veten në “Play-Out”. Përballja Memaliaj-Butrinti përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të memaljotëve.

REZULTATET LIVE:

TEPELENA – TOMORI 1-4

Lushkaj 43′ / Dervishi 2’, Nasufi 36′ , 41′ , Kopaçi 87′ 

DELVINA – KËLCYRA 7-2

Bilo 4′, D.Mehmeti 9′ , Musta 29′ (p), 42′ Myftari 32′ , Cumani 49′, M.Mehmeti 87′  / Gaba 64′ , Buzaj 84′ (p)

ALBPETROLI – MALIQI 1-1

Xhoxhaj 22′  / Xaka 41′ 

MEMALIAJ – BUTRINTI 1-0

Mirani 89′ 

GRAMOZI – PËRMETI 0-3

Merko 21′ , 50′ , 90+1′ (p)

Renditja5

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"