Kategoria e Dytë, Grupi A/ Vora nuk fal në shtëpi, Klosi shpartallon Kevitanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2017 | 21:18

Kategoria e Dytë, Grupi A/ Vora nuk fal në shtëpi, Klosi shpartallon Kevitanin

U luajtën paraditen e sotme 4 takimet e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë së Dytë, Grupi A. Kryesuesit e Vorës nuk kanë falur teksa kanë mposhtur në shtëpi Adën e Velipojës me rezultatin 2-1.

kategoria_e_dyte_nr

Plotë 8 gola janë shënuar në sfidën mes Klosit dhe Kevitanit, ku vendasit triumfuan ndaj skuadrës nga kryeqyteti me rezultatin e thellë 6-2. Fitore bindëse edhe për Sopotin ndaj Kukësit B me rezultatin 4-1. Ndërkohë sfida tjetër e luajtur sot me Luzit dhe Gramshit përfundoi në barazim 1-1.

Grupi A

Java e 11-të     (9-10 dhjetor)

Klosi-Kevitani   6-2

Luzi 2008-Gramshi  1-1

Sopoti-Kukësi B 4-1

Vora-Ada    2-1

Partizani B-Tirana B (Të shtunën)    2-1

Spartaku-Internacionali (Të shtunën)     4-0

Veleçiku               (Pushim)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"