Kategoria e Dytë, Grupi A/ Tërbuni “ngec” ndaj Gramshit, Vllaznia fitore bindëse në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 16:41

Kategoria e Dytë, Grupi A/ Tërbuni “ngec” ndaj Gramshit, Vllaznia fitore bindëse në transfertë

Kanë përfunduar ditën e sotme ndeshjet e vlefshme për javën e nëntë në Kategorinë e Dytë, dhe në grupin A skuadra e Vllaznisë B ka marrë një fitore të rëndësishëm me rezultatin 2 me 4 përballë ekipit të Adës.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x237

Tërbuni kryesues i këtij grupi nuk ka arritur që të shkojë më shumë se sa një barazim 1 me 1 përballë Gramshit në shtëpinë e këtyre të fundit. Nga ana tjetër Tirana B mori një humbje përballë Klosit 3 me 0, kurse Partizani barazoi 0 me 0 me Luzin në transfertë.

Rezultatet:

Luzi 2008 – Partizani B 0-0

Internacional Tirana – Kukësi B 2-1

17′ Puka, 57′ Mukaj / 85′ Domi

Spartaku – Sopoti 0-0

Ada – Vllaznia 2-4

4′, 17′ Hasani / 11′, 87 Shaba, 50′, 57′ Palushani

Klosi – Tirana B 3-0

4′, 14; Pengli, 46′ Kurbneshi

Gramshi – Tërbuni 1-1

1′ Latifi / 30′ Zagani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"