KATEGORIA E DYTË, GRUPI A/ Sopoti bën detyrën në shtëpi, dy duelet e tjera mbyllen në… “paqe”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2022 | 20:56

KATEGORIA E DYTË, GRUPI A/ Sopoti bën detyrën në shtëpi, dy duelet e tjera mbyllen në… “paqe”

U zhvilluan ditën e sotme duke filluar nga ora 14:00, tre sfidat e vlefshme për javën e gjashtë të Grupit A të Kategorisë së Dytë ku nuk munguan surprizat. 

kategoria-e-dyte

Sopoti triumfoi minimalisht në shtëpi ndaj Murlanit, falë golit të shënuar nga Kopaçi në minutën e 49-të, ndërkohë që dy duelet e tjera ajo mes Ilirisi dhe Naftëtarit si dhe Ada-Shënkolli u mbyllën në barazim me gola. Pas ndeshjev të sotme, Sopoti dhe Naftëtari janë ngjitur  në kuotën e 13 pikëve, duke kryesuar, ndërkohë që Shënkolli shkoi 11 pikë si dhe Ilira 8.

REZULTATET:

ILIRIA – NAFTËTARI 1-1

Nifemi 59′ / Lireza 79′ 

ADA – SHËNKOLLI 2-2

Curri 25′ , Kaçubela 69′ / Lleshi 56′ , 90+4′

SOPOTI – MURLANI 1-0

Kopaçi 49′

NDESHJET DHE RENDITJA E KATEGORISË SË DYTË, GRUPI A:

kategoria e dyte

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"